Juventus afër De Ligt, do të vendosen vetëm detajet e kontratës

Juventus afër De Ligt, do të vendosen vetëm detajet e kontratës

09:01 |

Skuadra e Juventus duket se është ajo që ka fituar garën për shërbimet e holandezit Matthijs De Ligt.

De Ligt pati paraqitje fenomenale si me skuadrën e Ajax, ashtu edhe me kombëtaren e Holandës, për të tërhequr vëmendje të madhe nga gjigantët e Evropës.

Lojtari 19 vjeçar është kërkuar me ngulm nga skuadra e Barcelonës dhe PSG, por në fund po del që Juventus të jetë skuadra që merr firmën e tij.

I ngjajshëm

Juve do t’i paguaj Ajaxit 70 milionë euro, kurse për kushtet personale, thuhet se mbrojtësi do të fitojë 12 milionë euro në vit, kurse me bonuset mund të prek 15 milionë eurot.

Gjithsesi, akoma nuk janë vendosur të gjitha kushtet e kontratës, dhe sipas ‘France Football’, gjatë kësaj jave do të vendosen detajet, për tu finalizuar marrëveshja mes palëve, transmeton lajmi.net.

Është Pavel Nedved ai që nga skuadra e Juventus do të takohet me agjentin e lojtarit, Mino Raiola. /Lajmi.net/

autor: Lajmi.net

09:02 |

TAGS