Juventus do t’i jap kontratën e re talentit Kean

Juventus do t’i jap kontratën e re talentit Kean

Skuadra e Juventus po mendon që ta blindojë talentin premtues  të skuadrës, Moise Kean.

19 vjeçari ka regjistruar paraqitje fenomenale në ndeshjet e fundit me Juventus, duke qenë vendimtar në disa raste.

Sipas raportimeve të ‘Calciomercato’, Juventus po përgatit ofertën për kontratën e re për Moise Kean, kontratë kjo që do të rriste vlerën e lojtarit, transmeton lajmi.net.

Kontrata aktuale e Kean skadon në vitin 2020, dhe ‘zonja e vjetër’ ka frikë se mund ta humb lojtarin nëse kontrata aktuale skadon.

Juventus po mendon që t’i vendos lojtarit një klauzolë prej 50 milionë eurove.

Kujtojmë se më herët skuadra e Juventus kishte refuzuar një ofertë prej 12 milionë eurove të ardhur nga Feynord. /Lajmi.net/

[embedded content]

TAGS