Juventus ‘dridh’ botën e futbollit me këto transferime

Juventus ‘dridh’ botën e futbollit me këto transferime

Eliminimi nga Liga e Kampionëve nga skuadra e Ajax, ka bërë që drejtuesit e Juventusit të mendojnë për shumë ndryshime në skuadër.

Ardhja e Cristiano Ronaldos nga Real Madrid, nuk ka mundur t’i jap fund pritjes së gjatë për një titull në Ligën e Kampionëve.

Portugezi në ndeshjet e eliminimit direkt, dukej i vetëm në fushë, ku arriti të eliminonte Atleticon dhe të shënonte dy gola në dy ndeshjet kundër Ajax.

Angazhimi i tij nuk ka mjaftuar për të mbajtur Juventusin në këtë garë, me Ajax që fitoi 1:2 ndeshjen e kthimit në Torino.

Drejtues të Juventusit me Ronaldon në skuadër ndjejnë se Liga e Kampionëve është afër, dhe se skuadra ka nevojë edhe për disa emra të ri për të arritur këtë objektiv.

Gazzetta dello Sport ka publikuar një listë të lojtarëve që janë në shënjestër të Juventus, dhe që mund të transferohen në Torino gjatë kësaj vere.

Mohamed Salah, Joao Felix, Ruben Dias, Samuel Umtiti, Nicolo Zaniolo dhe Federico Chiesa, janë emrat e kërkuar nga Juventus.

Kujtojmë se liderët e Serie A tashmë kanë mbyllur marrëveshjen me Aaron Ramseyn e Arsenalit./Lajmi.net/

[embedded content]

TAGS