Juventus ende ka shanse për De Ligt

Juventus ende ka shanse për De Ligt

Mino Raiola thuhet se dëshiron që Matthijs de Ligt t’i bashkohet Bayern Munich, Manchester United ose Juventusit para Barcelonës.

Sipas ‘Mundo Deportivo’, Barcelona mbetet në ‘pole position’ për të nënshkruar me mbrojtësin 19 vjeçar.

Katalanët tashmë kanë përfunduar marrëveshjen me Frankie de Jong, një lojtar tjetër i Ajax.

Sipas gazetës spanjolle, agjenti Raiola do të preferonte që mbrojtësi holandez të nënshkruante me një nga rivalët evropian të Barcelonës, përfshirë edhe Juventusin.

De Ligt këtë sezon po mahnitë me paraqitje, ku me skuadrën e tij Ajax ka arritur deri në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve./Lajmi.net/

[embedded content]

TAGS