Juventus fitues i merkatos, këto janë super transferimet e kryera nga kampionët e Serie A

Juventus fitues i merkatos, këto janë super transferimet e kryera nga kampionët e Serie A
23:39 | 18 Korrik 2019

Skuadra e Juventus është ajo që ka fituar merkaton e verës, duke kryer super transferime.

Vera për ‘Zonjën e vjetër’ filloi me shkarkimin e trajnerit Massimiliano Allegri dhe emërimin e Maurizio Sarri në krye të stolit.

Skuadra synoi të përforcohet që të jetë sa më serioze për Ligën e Kampionëve, dhe këtë gjë e ka bërë për mrekulli, duke shtuar në skuadër emra të mëdhenj të futbollit evropian.

Transferimi i fundit i kryer nga Juventus është Matthijs de Ligt, i cili erdhi nga Ajax Amsterdam.

19 vjeçari shihet si e ardhmja e futbollit, dhe konsiderohet si një nga mbrojtësit më të mirë aktualisht.

Por, përveç De Ligt, Juventus ka kryer edhe disa transferime tjera fantastike, duke pasur në dispozicion tashmë shumë lojtarë kualitativ.

Më poshtë lajmi.net ua përcjell të gjitha transferimet e Juventus, të kryera gjatë kësaj vere.

Matthijs de Ligt (£67.5m)

Cristian Romero (£23.4m)

Luca Pellegrini (£20m)

Merih Demiral (£16.2m)

Aaron Ramsey (i lirë)

Adrien Rabiot (i lirë)

Gianluigi Buffon (i lirë) /Lajmi.net/

TAGS