Juventus? Jo, ky është klubi me të cilin do të nënshkruajë Zaniolo

Juventus? Jo, ky është klubi me të cilin do të nënshkruajë Zaniolo

Claudio Vigorelli ka bërë të ditur se reprezentuesi italian është i gatshëm të nënshkruajë kontratë të re me Romën.

Nicolo Zaniolo vazhdon të zgjojë interesim nga klube të mëdha evropiane.

Mesfushori i talentuar i Romës spekulohet se kërkohet edhe nga rivali i Serie A, Juventus.

Por, menaxheri i tij, Claudio Vigorelli ka bërë të ditur se reprezentuesi italian është i gatshëm të nënshkruajë kontratë të re me Romën.

“Unë nuk mund të them asgjë tjetër përveç se të konfirmoj dëshirën tonë për të vazhduar me Romën”, u shpreh ai për “Il Romanista”, përcjell lajmi.net.

“Andaj, mendoj se edhe për klubin do të jetë një prioritet vazhdimi i kontratës së tij”, theksoi Vigorelli. /Lajmi.net/

TAGS