Juventus me transferim 85 milionësh nga Real Madrid

Juventus me transferim 85 milionësh nga Real Madrid

Juventus janë të gatshëm të shpenzojnë një shumë të konsiderueshme për të transferuar yllin e Real Madridit, Iscon.

Eliminimi i papritur nga Liga e Kampionëve, mund të detyrojë Juventusin që të hap arkat për transferime të mëdha në verën e vitit 2019.

‘Calciomercato’ shkruan se liderët e Serie A do të tentojnë transferimin e Iscos, duke i ofruar Real Madridit deri në 85 milionë euro, përcjell ‘lajmi.net’.

Isco ka pasur shumë pak minuta në dispozicion te Real Madrid me trajnerin Santiago Solari, por kthimi i Zinedine Zidane ka bërë që atij t’i rezervohen më shumë minuta.

Real Madrid në afatin kalimtar veror do të provojnë transferimin e Eden Hazard nga Chelsea, dhe transferimi i mundshëm i belgut do të shtynte largimin e Iscos./Lajmi.net/

[embedded content]

[embedded content]

TAGS