Juventus shënon fitore ndaj Fiorentinës, shpallet kampion në Serie A

Juventus shënon fitore ndaj Fiorentinës, shpallet kampion në Serie A

Skuadra e Juventus është shpallur edhe zyrtarisht kampione në Itali, në Serie A.

‘Zonja e vjetër’ ka shënuar fitore me rezultatin 2:1, në përballjen e xhiros së 33-të, kundër Fiorentinës, shkruan lajmi.net.

Fillimisht kampionët në fuqi e gjetën vetën në disavantazh, kur skuadra e Fiorentinës shënoi në minutën e 6’, me anë të Nikola Milenkovic.

Goli i barazimit nga vendësit erdhi në minutën e 37’, me anë të mbrojtësit të krahut, Alex Sandro.

Për golin e tri pikëve u përkujdes lojtari i ‘violas’, German Pezzella, i cili shënoi në portën e tij, kur po luhej minuta e 53’.

Me këto tri pikë, Juventus edhe zyrtarisht është shpallur kampion në Serie A, duke mbyllur kampionatin në xhiron e 33-të.

‘Biankonerët’ numërojnë 87 pikë, 20 më shumë sesa Napoli, kur kanë mbetur edhe 15 pikë në lojë, deri në fundin e sezonit. /Lajmi.net/

[embedded content]

TAGS