Juventus shokon tifozët, Dybala në shitje

Juventus shokon tifozët, Dybala në shitje

Paulo Dybala mund të nxirret në shitje, gjatë afatit kalimtar të verës.

Paulo Dybala mund të largohet nga Juventus, pas përfundimit të këtij sezoni.

Gazetari Romeo Agresti nga “Goal Italia”, shumë i informuar për ekipin kampion nga Serie A ka paralajmëruar se sulmuesi argjentinas mund të nxirret në shitje, gjatë afatit kalimtar të verës, përcjell lajmi.net.

Dybala ka kaluar një stinor të komplikuar me efikasitet të dobët në Serie A dhe lëndime të shpeshta.

Andaj, Juventus mund të vendos të vlerësojë ofertat që deri më tani spekulohet se kanë arritur nga Paris Saint-Germain dhe Bayern Munich. /Lajmi.net/

TAGS