Juventus vazhdon pa humbje, Reali lëshon fitoren nga dora ndaj PSG-s

Juventus vazhdon pa humbje, Reali lëshon fitoren nga dora ndaj PSG-s

22:55 |

Juventusi ka vazhduar rekordin pa asnjë humbje në Ligën e Kampionëve.

‘Bardhezinjtë’ kanë mposhtur me rezultat minimal Atleticon, me super golin e Paulo Dybala (45+2′).

Juve kishte siguruar qysh më herët kalimin në fazën tjetër, kurse ‘Los Rojiblancos’ i duhet fitorja në ndeshjen e fundit për t’u kualifikuar.

Ndërkaq, Real Madrid e ka lëshuar fitoren nga dora ndaj PSG edhe pse ishte në epërsinë e dy golave, të cilat i shënoi Karim Benzema (17′ 79′).

Por mysafirët barazuan për dy minuta me Kylian Mbappe (81′) dhe Sarabia (83′), për rezultat përfundimtar 2:2.

PSG dhe Real Madrid janë të kualifikuar në raundin tjetër, me vendin e parë përkatësisht të dytin. /Lajmi.net/ 

autor: Lajmi.net

22:58 |

TAGS