Juventusi: 2 nga 3 lojtarët e infektuar s’kanë nevoje më për vetëizolim

Juventusi: 2 nga 3 lojtarët e infektuar s’kanë nevoje më për vetëizolim
Tash esht Koha

Dy nga tre lojtarët e infektuar me COVID-19, pikërisht Daniele Rugani dhe Bles Matuidi duket se nuk kanë nevojë më për vetëizolim. Klubi i Juventusit ka publikuar një përditësim të informacionit në lidhje me situatën e lojtarëve, ndërsa nuk ka thënë asgjë për Paulo Dibalan.





Deklarata zyrtare e kësaj të marte thoshte që Rugani dhe Matuidi kanë rezultuar negativ ndaj 2 testeve të koronavirusit dhe janë të pastër që nga data 15 prill, prandaj dhe nuk ka nevojë t’i nënshtrohen më vetëizolimit.

“Tre lojtarët që rezultuan pozitiv me COVID-19, Daniele Rugani, Bles Matuidi dhe Paulo Dibala i janë nënshtruar vetëizolimit.

Rugani dhe Matuidi bënë 2 analizat sipas protokollit dhe rezultuan negativë. Kështu që lojtarët janë shpallur të pastër që nga data 15 prill dhe nuk janë më objekt i vetëizolimit,” shkruan klubi bardhezi.

Tash esht Koha
TAGS