Juventusi cakton çmimin e Benatias

Mediat italiane raportojnë se Juventusi të konsideronte shitjen e Medhi Benatias për 10 milionë euro, me raportet e ofertave nga Al Duhail, Al-Ittihad dhe Fulham.

Shumë burime të mediave raportuan gjatë mbrëmjes së mërkurë se agjenti i Benatias u takua me Juventusin për të diskutuar të ardhmen e lojtarit.

Gjatë atij takimit thuhet se agjenti iu tha drejtuesve të Juventusit se klienti i tij nuk është i interesuar ta bëj një lëvizje në Arsenal ose Olympique Marseille.

Lexo po ashtu:

Sipas mediumeve Sky Sport Italia dhe Sportitalia, Zonja e Vjetër tani do të jetë gati të rishikojë çdo ofertë që është 10 milionë euro e sipër.

Benatia (Getty Images)

Gianluca Di Marzio tregon se skuadra e Al Duhail është si kandidatët serioz, ekipi i bazuar në ligën e yjeve në Katar.

Në anën tjetër, Alfredo Pedulla pretendon se Al-Ittihad janë të përgatitur të ofrojnë para të thata për transferimin e Benatias.

Lexo po ashtu:

Sportitalia sheh klubin anglez të Fulhamit si të interesuar, por ndoshta nuk është gati për të përmbushur çmimin e lojtarit.

Gjatë ditëve të kaluara është përfolur edhe për interesime të klubeve nga Bundesliga dhe Ligue 1. /Telegrafi/

TAGS