Juventusi fiton, por nuk bind

Juventusi fiton, por nuk bind
19:50 | 21 Shtator 2019

Juventusi është kthyer te fitorja pas barazimit pa gola javën e kaluar ndaj Fiorentinas.

‘Bardhezinjët’ kanë mposhtur me vështirësi ekipin e Hellas Veronas, ku mbrojtësi kosovar Amir Rrahmani luajti për 90 minuta.

Mysafirët befasuan vetëm pas 21 minutave, kur Miguel Veloso realizoi një super gol, pasi paraprakisht shoku i tij i skuadrës Di Carmine (20’) huqi penalltinë.

Ardhja e re e torinezëve, Aaron Ramsey (31’) barazoi gjithçka me një gol të bukur para se Cristiano Ronaldo (49’) t’i siguronte ekipit të tij pikë të plota në një ndeshje e cila ishte e lehtë në letër.

Pas këtij takimi, Juve tubon 10 pikë kurse Verona mbetet në kuotën e 4 pikëve. /Lajmi.net/

TAGS