Juventusi pa shtatë lojtarë në derbin lokal ndaj Torinos

Juventusi pa shtatë lojtarë në derbin lokal ndaj Torinos

Kampioni i Serie A, Juventusi do duhet ta luajë ‘Derby della Mole’ ndaj Torinos pa shtatë futbollistët kryesor.

Juve, që u shpall edhe matematikisht kampion në Itali, po përballet me krizën e lëndimeve të shumta.

Alex Sandro dhe Daniele Rugani janë dy nga shtatë lojtarët që nuk do jenë pjesë e skuadrës së ‘Bardhezinjëve’ ndaj Torinos, përcjell lajmi.net.

Listës së mungesave i shtohet edhe Mattia Perin, Sami Khedira, Paulo Dybala, Douglas Costa dhe Mario Mandzukic që nuk do jenë pjesë e skuadrës për shkak lëndimeve.

Skuadra e plotë që udhëton në Torino: Szczesny, Pinsoglio, Del Favero; De Sciglio, Chiellini, Caceres, Barzagli, Bonucci, Cancelo, Spinazzola; Pjanic, Matuidi, Emre Can, Matheus, Nicolussi Caviglia; Ronaldo, Cuadrado, Kean, Bernardeschi. /Lajmi.net/

[embedded content]

TAGS