Juventusi tregon gjendjen e Ronaldos pas lëndimit që pësoi kundër Serbisë

Juventusi tregon gjendjen e Ronaldos pas lëndimit që pësoi kundër Serbisë

Juventusi ka njoftuar se Cristiano Ronaldo ka pësuar vetëm një dëmtim të vogël duke luajtur për Portugalinë kundër Serbisë në një ndeshje kualifikuese për Kampionatin Evropian 2020.

Ronaldo e la fushën në fillim të ndeshjen, e cila mbaroi pa fitues 1:1, pasi pësoi një lëndim në kofshe, transmeton Gazeta Express.

Si pasojë, paraqitja e portugezit për Juventusin në ndeshjen e parë çerekfinale kundër Ajaxit në Ligën e Kampionëve është vënë në dyshim.

Por, Juve ka konfirmuar përmes një raporti mjekësor në uebsajtin e vet zyrtar se testet kanë treguar se Ronaldo ka pësuar vetëm një dëmtim të vogël në kofshën e djathtë.

Edhe pse lëndimi nuk duket të jetë serioz, Ronaldo do t’iu nënshtrohet disa testeve tjera mjekësore sapo të kthehet në Torino. /Gazeta Express/   

TAGS