14 Shkurt 2019 / 14:29
Ka përfunduar hetimi në vendin tragjik ku ka ndodhur aksidenti i mbrëmshëm mbrëmë në fshatin Llaskarcë, ku kanë humbur jetën 14 persona, ndërsa janë lënduar 32. Tani pritet që të arrijë vinç në vendin e ngjarjes që të largohet autobusi për tu dërguar më pas për ekspertizë.
Hetuesit policorë kanë vërtetuar rrethanat se si ka ndodhur fatkeqësia dhe kanë vërtetuar shenjat e tentimit të frenimit. Në vendngjarje prezent kanë qenë hetues dhe pjesëtarë të shumtë policorë por gjithashtu edhe qytetarët e fshatit Llaskarcë dhe rrethinës.
Pritet që gjatë ditës apo eventualisht nesër prokuroria publike të kumtojë më shumë detale për fatkeqësinë e mbrëmshme.
Loading…