Ka ndërruar jetë këngëtari Scott Walker i grupit “Walker Brothers”

Scott Walker, ylli i “Walker Brothers” dhe një prej këngëtarëve me më së shumti ndikim në histori të muzikës rok, ka ndërruar jetë në moshë 76 vjeçare.

“Për gjysmë shekulli, gjeniu Noel Scott Engel ka pasuruar jetën e mijëra njerëzve, fillimisht si një e treta e ‘The Walker Brothers’, ndërsa më pas si solo artist, producent dhe kompozitor me një origjinalitet të pakompromis”, është thënë në njoftimin e studios së tij incizuese.

Ndërkaq, mediat britanike nuk e kanë bërë i ditur shkakun e vdekjes së këngëtarit të lindur në Amerikë.

Walker u bë i njohur në mes të viteve të gjashtëdhjeta si pjesë e “Walker Brothers”, me hitet, si “Sun Ain’t Gonna Shine Anymore” dhe “No Regrets”.

Ndërsa më vonë, albumet e tij solo janë lavdëruar nga kritikët si ambicioze dhe inovative. /Telegrafi/

TAGS