Alsat 2019-08-21T18:00:06+02:00
Mëngjesin e sotëm para se të arrestohej prokurorja speciale Katica Janeva, në vendlindjen e saj në Gjevgjeli ka ndërruar jetë nëna e saj.
Janeva ishte arrestuar sot pasdite. Prokuroria Themelore Publike kërkon paraburgimin e saj për shkak se ajo dyshohet se ka keqpërdorur pozitën zyrtare për përfitime personale në rastin “Reket”.
Duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve, prokurorja Villma Ruskoska theksoi se rasti i vdekjes në familjen e Janevës nuk do të ndikojë në kërkesën e tyre për paraburgim.
Aktualisht, Janeva është në Gjykatën Penale ku pritet që gjykatësi i procedurës paraprake të vendos në lidhje me kërkesën e PTHP-së për paraburgimin e saj.
Loading…