Alsat 2019-12-13T23:22:38+01:00
Gjykatësja Dobrilla Kacarska e ftuar në emisionin “360 gradë” në Alsat, duke folur për drejtësinë në Maqedoninë e Veriut, tha se vendi ynë ndodhet në një moment historik mes negociatave me BE-në dhe anëtarësimit në NATO, prandaj nga ana e togave të zeza duhet të bëhet më shumë. Sipas saj reforma në gjyqësor duhet të fillojë me reformimin e vetë gjykatësve, duke filluar nga vet sjella e tyre.
Mendimi im është se ne gjykatësit tani në këtë periudhë kur presim edhe datë për negociata me BE-në, kur jemi në prag të bëhemi anëtare e NATO-s, kemi rol dhe mundësi t’i ndihmojmë atdheut tonë në mënyrë që të punojmë në mënyrë më të ndërgjegjshme, më shpejti do t’i kryejmë ato lëndë që të ndryshohet perceptimi tek bashkësia ndërkombëtare dhe ajo vendore për punën tonë. Pikërisht për këtë mendoj se, ndoshta gaboj ai është mendimi im, mendoj se mënyra ime e punës ishte në rregull kur gjykoja çdo ditë dhe kur gjykimet vazhdonin për orë të tëra, megjithatë ne jemi gjykatës dhe nuk mundet të lejojmë të hyjmë në sallë gjyqësore në orën 10 ndërsa në orën 12 po 13 të largohemi nga salla gjyqësore. Reforma në gjyqësor duhet të ketë dhe këtu pajtohem me politikanët, por së pari ne gjykatësit vetë duhet të reformohemi. Duhet të ndryshojmë shumë gjëra në sjelljen tonë. Ne jemi ata që kontribuojmë që imazhi i gjyqësorit të jetë në nivel kaq të ulët dhe mendoj se çdo vit në vend që të inkurajohemi dhe të jemi gjykatës sa më të mirë, mendoj se ne vetëm se e prishim imazhin e gjykatës-tha Kacarska.
Loading…