Kacarska nuk do t’i gjykojë organizatorët për ngjarjet e “27 prillit”

Kacarska nuk do t’i gjykojë organizatorët për ngjarjet e “27 prillit”

Gjyqtarja Dobrila Kacarska nuk do të gjykoj lëndët për organizatorët e ngjarjeve të “27 prillit” në Kuvendin e Maqedonisë në vitin 2017.

Sistemi AKMIS ia ka shpërndarë lëndët gjyqtares Dobrilla Kacarskës për vlerësimin e të akuzuarve për këtë rast, me çka ajo menjëherë ka kërkuar që të ndryshohet për shkak se ka formuar mendimin për këtë rast, gjegjësisht ajo vlerësoi se ky qëndrim mund të ndikojë në anshmërinë e saj gjatë procesit.

Sipas informacioneve të Gjykatës Penale, sistemi AKMIS lëndën për vlerësim ia ka shpërndarë gjyqtarit Goran Boshevski./Telegrafi/