Kaçarska: Vetingu mund të bëhet pa ndryshuar Kushtetutën

Kaçarska: Vetingu mund të bëhet pa ndryshuar Kushtetutën

Gjykatësja Dobrilla Kacarska e ftuar në emisionin “360 gradë” në Alsat, duke folur për drejtësinë në vend dhe për Vetiingun e shumëpërfolur kohëve të fundit tha se nëse ka vullnet politik ai mund të bëhet edhe pa ndryshuar Kushtetutën, por ajo ka edhe dyshimet e saj nëse kjo do të arrihet.

Në aspekt të ndryshimit të Kushtetutës, jo vetëm ky Kuvend, unë nuk pres as në përbërjen e re do të kishte pajtim dhe do të sigurohej shumica e 2/3 për ndryshim të Kushtetutës. Por, nëse ka vullnet të fortë te politikanët mundet të bëhet Vetingu, pa ndryshuar Kushtetuta. Për momentin KSHPK-ja, mundet menjëherë të fillojë me kontrollin e pronës sonë, që e ka Dobrilla Kacarska, pronë që figuron në emër timin, por edhe në familjen më të gjerë të kontrollohet- tha Kacarska.

Loading…