Kadri Veseli thotë se Plani antikorrupsion forcon raportet me SHBA-të e BE-në

Kadri Veseli thotë se Plani antikorrupsion forcon raportet me SHBA-të e BE-në

Kryetari i PDK-së Kadri Veseli ka qëndruar sonte për vizitë në rajonin e Drenicës.

Veseli i cili është edhe kandidat për kryeministër nga radhët e këtij subjekti partiak, ndau kohë me aktivistë të fshatrave Tërstenik, Llapushnuk e Nekoc, të cilëve u tha se plani antikorrupsion do të forcojë raportet me SHBA-të dhe BE-në.

”Mbrëmjen e sotme e kalova në mesin e aktivistëve të shumtë të Tërstenikut, Llapushnikut dhe Nekocit. I falënderova për mikpritjen dhe mbështetjen e zjarrtë që ata japin për Partinë Demokratike të Kosovës dhe për vizionin tonë për të ardhmen e Kosovës.

Në bisedën me ta u ndala tek plani ynë për luftën kundër korrupsionit. Korrupsioni, jo vetëm që ka penguar zhvillimin, por edhe ka dëmtuar marrëdhëniet tona me aleatët tanë, si SHBA-të dhe BE-në. Jam i bindur se plani ynë do të përmirësojë ekonominë tonë, do ta mbajë rininë tonë këtu dhe do të forcojë marrëdhëniet tona me SHBA-të dhe BE-në.

Më shkruani nëse doni të dini më shumë për Planin Kundër Korrupsionit!”