Kafshim në duelin e Serie A: Anëtari i Lazios tronditi të gjithë me veprimin e shëmtuar ndaj atij të Lecces

Kafshim në duelin e Serie A: Anëtari i Lazios tronditi të gjithë me veprimin e shëmtuar ndaj atij të Lecces

Anëtari i Lazios, Patricio Gil Gabarron ka prodhuar momentin më shokues deri më tani në këtë sezon të Serie A, pasi ka kafshuar mbrojtësin e Lecces Giulio Donati në krah.

Lazio e humbi takimin 2-1 ndaj si mysafir i rivalit nga Serie A, duke zbehur edhe më shumë shanset për titull.

Por, nga rezultati dëshpërues që po kalonin, Patric vendosi që të shfryhej në Donatin, duke e kafshuar në krah në minutat e fundit të përballjes.

Ishte minuta e 93-të kur anëtari i Lazios bëri veprimin e shëmtuar ndaj atij të Lecces, për t’u përjashtuar kështu nga loja pas rishikimit në VAR, shkaku që gjyqtari nuk kishte arritur ta shoh skenën.

Natyrisht se Patric nuk do të mbetet pa u ndëshkuar për atë veprim dhe besohet se ky edicion për të ka përfunduar shkaku që mund të ndëshkohet me suspendim për disa ndeshje.

Nuk rasti i parë ky që ndodh në histori të futbollit, pasi në vitet e kaluara edhe Luis Suarez kishte bërë një veprim të tillë e që e kishte pësuar rëndë.