Kajmaku i Vorës dorëzon shenjat e gishtave, më në fund Posta dhe Prokuroria i gjejnë shtëpinë

Kajmaku i Vorës dorëzon shenjat e gishtave, më në fund Posta dhe Prokuroria i gjejnë shtëpinë

Agim Kajmaku, kryetari i Bashkisë Vorë ka dorëzuar zyrtarisht shenjat e gishtave në Policinë Shkencore.

Dorëzimi i gishtave është bërë pas një letre të dytë dërguar nga Prokuroria e Përgjithshme në adresë të Kajmakut.

Prokuroria i ka dërguar letrën në banesë Kajmakut për të dorëzuar gjurmët, pasi më herët tha se posta nuk ia kishte çuar në Bashkinë e Vorës. Por Posta Shqiptare rrëzoi pretendimin e Prokurorisë së Përgjithshme dhe tha se letrën e ka çuar në zyrën e Agim Kajmakut.

Kryetari i Bashkisë Vorë u denoncua nga Partia Demokratike, se ka fshehur arrestimin dhe dënimin në Greqi, për para të falsifikuara.

Kajmaku ka përdorur emrin Jorgo Toto në Janinë dhe ende rezulton në kërkim me këtë identitet.