24 Janar 2019 / 12:16
Nënkryetari i katërt i Parlamentit grek nga radhët e Demokracisë së re, Nikitas Kaklamanis, i cili udhëheq seancën e sotme të kuvendit për ratifikimin e Marrëveshjes së Prespës, në fillim të debatit dënoi sulmin ndaj shtëpisë së deputetes nga SIRIZA, Teodora Sakri, dhe më pas derisa komentoi deklaratat e ndërmjetësit Metju Nimic, tha se janë të papranueshme.
“Mendimi im personal është se besoj se të gjithë kolegët në sallë, edhe ata që do të votojnë “për” dhe ata që do të votojnë “kundër”, vendimi është rezultat i të menduarit të tyre të lirë dhe mbështetje të linjave politike të partive të tyre. Në këtë drejtim, i vlerësoj si të papranueshme deklaratat e djeshme të zotit Nimic”, deklaroi Kaklamanis.
Loading…