10 Nëntor 2018 / 17:29
Përveç dëmtimeve të vazhdueshme dhe papastërtisë, kalaja e Tetovës së fundmi ka një armik të ri. Gërmuesit jolegal dhe të paidentifikuar në kërkim të arit, përveç që gërmojnë tokën brenda dhe rreth kalasë, kanë shpuar edhe muret e saj.
“Kërkuesit e arit nuk gropojnë vetëm tokën dhe rënjët e mureve të kësaj kalaje, por shkatërrojnë edhe këta mure, që kanë vlerë të madhe historike duke krijuar gropa nëpër to, për të kërkuar ar të fshehur”.
Kalaja e Tetovës është lënë krejtësisht pasdore nga ana e institucioneve dhe dita ditës po shkatërrohet dhe mbushet me mbeturina. Banorët shprehet të mllefosur ndaj institucioneve që gjithnjë e më tepër po tregohen neglizhent ndaj këtij monumenti historik.
Kjo është e mjerueshme që ndodh në Tetovë sepse kalaja është një ndër monumentet më kardinale të vendit, do ishte mirë që të ketë rojtarë me tre ndërrime dhe sistem kamerash”.
Kjo s`është normale por ja njerëzit e shkaktojnë këtë gjendje. Më parë kishte roje tani nuk ka më, nuk kam më besim në institucione dhe s`kemi dhe çka kërkojmë më prej tyre”.
Aspak nuk përkujdesen për këtë. Pa pastërtia është mbi nivel, tani kam parë edhe në mes të malit gropa, kërkojnë ar”. – u shprehën banorët
Edhe përkundër premtimit që muaj më parë bëri drejtori i Muzeut të Tetovës, kalaja për momentin nuk ka as ndriçim, as mirëmbajtje dhe as roje. Drejtori i muzet sërish premton.
Do shikojmë që ta zgjidhim këtë problem, por ka territor që është edhe pronë e Kishës ortodokse, por vetë murët dhe objekti janë pasuri e jona dhe ne do mundohemi dhe shpresojmë se në vitin e ardhshëm do të kemi mjete për gjurmime rinovime dhe mirëmbajtje të vet Kalasë”. – theksoi Miqo Stojçevski, drejtor i Muzeut të Tetovës
Përgjegjësinë mbi vete nuk e marrin as nga Komuna e Tetovës. Kryetarja Teuta Arifi, shprehet se e vetmja gjë që mund të bëjë është informimi i institucioneve përgjegjëse.
Paraqitje të kësaj natyre në sistemin tonë po që se ka, normalisht do të drejtohemi tek institucionet përgjegjëse që kanë obligim të bëjnë një gjë të tillë”. – tha Teuta Arifi, kryetare e komunës së Tetovës.
Bashkim Sulejmani
Loading…