Kali i ngordhur transportohet jashtëligjshëm në mes të Shkupit, reagojnë nga Anima Mundi

Kali i ngordhur transportohet jashtëligjshëm në mes të Shkupit, reagojnë nga Anima Mundi

Organizata për mbrojtjen e kafshëve, “Anima Mundi” ka publikuar një fotografi shqetësuese të një kali të ngordhur që transportohet me kamion nëpër rrugët e Shkupit.

“Kërkojmë nga MPB dhe AUV të reagojnë dhe të dënojnë personin që në mes të ditës dhe në kulmin e trafikut në qytet transporton një kalë të ngordhur! Nëse kjo kalon pa u dënuar, ne të gjithë jemi primitivë, pa vetëdije dhe pa turp”, thonë mes tjerash nga Anima Mundi.

Loading…