Kalim ilegal i kufirit, policia ndalon dy kamion nga Serbia në Zubin Potok

Njësia policore patrulluese të enjten rreth orës 21:00 ka hasur në dy kamion me targa të Serbisë të parkuar në fshatin Sarpel, në Zubin Potok.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, kamionët e parkuar kanë hyrë në Kosovë përmes rrugëve alternative, duke iu shmangur pikës kufitare.

“Njëri prej kamionëve kishte ngarkesë të llojit të ndryshëm ushqim për kafshë, ndërsa tjetri prodhime ushqimore të produktit të qumështit (jogurt). Në lidhje me rastin është njoftuar prokurorit kompetent dhe rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport. /Telegrafi/

TAGS