18 Mars 2019 / 14:48
Prokuroria Publike ka zgjeruar hetimin për skandalin e Fondit Pensional mbi shumën e pa-transferuar, prej 19 milion eurove, në shtyllën e dytë të pensioneve. Sipas informatave të Alsat-it, ka gjasa të mëdha që procedura parahetimore të shndërrohet në akuzë konkrete. Prokuroria Publike Themelore deri më tani ka marrë në pyetje drejtorin e Përgjithshëm të Fondit Pensional, përfaqësuesin e MAPAS-it, kryetarin e Bordit të Drejtorëve të KB “Shoqëria e parë e Pensioneve” dhe përfaqësuesin e Shoqërisë së Pensioneve “Sava”.
Prokuroria gjeti se mbi 12.000 personave të siguruar nuk iu është cenuar e drejta e pensionit. Por se është shkaktuar dëm në buxhet. Ky hetim për mos-transferimin e 19 milionë eurove, nga shtylla e parë e shtetit, në shtyllën e dytë private erdhi pas ngritjes së kallëzimit penal nga ana e Ministres së Punës dhe Politikës Sociale, Milla Carovska.
Prokuroria Themelore Publike- Shkup, vepron në mënyrë intensive në kallëzimin penal të ngritur nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, kundër një kryerësi të panjohur për veprën penale “Keqpërdorim i pozitës zyrtare dhe autorizimit” nga neni 353 i Kodit Penal, i cili i referohet mos shpërndarjes së fondeve të të siguruarve në shtyllën e dytë nga sistemi i pensioneve dhe mos pagesën e kontributeve në fondet private të pensioneve – njoftojnë nga Prokuroria Publike.
Prokuroria kërkoi edhe dokumentacionin për mbikëqyrje të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale për punën e Fondit Pensional. Pak më shumë se një muaj më parë, prokurori publik ka marrë në pyetje ministren Mila Carovska. Në dhjetë vitet e fundit, në krye të Fondit Pensional është kuadër i BDI-së, duke përfshirë Isni Jakupin, Amet Dautin, Bekim Nezirin dhe Shaip Zenelin. Njëkohësisht, me ministrinë kompetente të Punës dhe Politikës Sociale, nën kompetencat e së cilës ishte Fondi Pensional, kanë udhëhequr Xhelal Bajrami, Spiro Ristovski dhe Dime Spasov.
Ile Petrevski
Loading…