Sektori për Punë të Brendshme në Manastir ngriti akuza kundër disa drejtuesve të mëparshëm dhe të tanishëm në TEC Manastir dhe kundër SHA ELEM, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “ndotje e mjedisit dhe natyrës.” Nga Ministria e Brendshme thonë se pesë kallëzimet penale janë për personat fizik të cilët duke mos iu përmbajtur rregullave për mbrojtjen e mjedisit, nuk i kanë rindërtuar filtrat ekzistues ose të vendosin të reja për hirin dhe kanë lejuar personin juridik të lëshojë grimcat e dëmshme në sasi më të larta se 50 miligram metër kub. Gjithashtu personat e denoncuar fizik kanë lejuar të kryhet zhvendosja e hirit nga deponia, ku shpesh është krijuar një vorbull nga hiri dhe dheu. Kështu kanë shkaktuar rritjen e treguesve statistikorë të ndotjes së ajrit në qytetin e Manastirit, që paraqet rrezik për shëndetin e njeriut, njoftoi Ministria e Brendshme. Nga ELEM thonë se vihen në dispozicion në të gjitha institucionet e shtetit në interes të zbatimit të procedurave të duhura dhe vërtetimin e gjendjes faktike.
Data 26.04.2024
Aktuale
- Fejohet analisti Astrit Gashi, me gazetaren e njohur
- Taravari i përgjigjet Mickoskit: Fokusi ynë është 8 maji dhe rritja e numrit të deputetëve
- Taravari: 8 maji është afër, së shpejti dikush mund të ketë vërtetë nevojë për tableta
- Nuk mund ta besoni se me çfarë lehtësie vallëzon Sabri Fejzullahu
- Dy grante prej rreth një milion euro për arsim profesional në mjekësi, IT, profesionin makinerik dhe elektrik
- Taravari: Unë jam mjek, di dhe kam të drejtë të jap ilaçe
- Mbi 24 mijë fletëvotime të pavlefshme në zgjedhjet e djeshme presidenciale
- Fjalët e Laportas pas marrëveshjes me Xavin