Alsat 2019-12-06T16:04:39+01:00
Dramë e vërtetë në seancën gjyqësore për Reketion, ku dëshmoi biznesmeni Orce Kamçev. Ai foli për takimet me Boki 13 dhe telefonatat përmes interfonit me Katica Janevën. Mbledhjet kanë filluar me ofertën për Kamçevin për realizimin e ideve biznesore të Bokit. Kamçev ka refuzuar projektin prej 4 mln. eurove për të cilin thotë se ishte firmosur nga djali i Katica Janevës, Llazari. Kamçev është pajtuar të paguaj 170 mijë euro televizionit 1 tv pëer reklama, por orekset e Bokit siç tha Kamçev kanë qenë më të mëdha. Oferta për ndihmë në rastin Perandoria kanë arritur edhe nga avokati Vasil Dimishkov, vëllai i gjykatëses Vesna Dimishkova.
Kamçev ka dëshmuar se Boki i ka transmetuar atij se Katica Janeva është e hidhëruar dhe se ka thënë se pa 1 milion euro asgjë nuk mund të bëjë. Sipas Kamçevit, Janeva në dhomën e marrjes në pyetje në PSP,para avokatëve dhe kamerave I ka thënë “Përfundoje këtë punë me Bojanin”. Biznesmnei thotë se VBoki dhe Katica kanë qenë shumë të afërt.
Kamçev në sallën e gjyqit tha se në bankën e të akuzuarve duhert të përfundojë edhe prokurorja Lila Styefanova e cila ka udhëhequr lëndën Perandoria të PSP-së ku ai është i dyshuar.
Kamçev ka marrë vesh se edhe biznesmen të tjerë kanë qenë të reketuar. Ish drejtroi i Telekomit Zharko Lukovski, Bokit 13 i ka paguar 750 mijë euro. Para kanë dhënë edhe pronarët e Tinexit dhe Pelisterkës. Kamçev nuk e di se si Boki 13 ka shpenzuar paratë të cilat ia ka dhënë dhe nëse edhe persona të tjerë kanë marrë para nga çanta Lui Viton.
Biznesmeni thotë se Boki madje ka qenë I hidhëruar kur ia ka dhënë shumën prej 1 milion euro.
Në sallën e gjyqit Boki 13 ka pyetur direkt Kamçevin duke e akuzuar se ka qenë agjent provokues dhe se e ka nxitur. Boki gjithashtu ka pyetur se a i kujtohet takimi me të në shtëpi ku përveç Kamçevit në këtë takim ka qenë i pranishëm edhe ministri i shëndetësisë Venko Filipçe. Kamçev ka konfirmuar këtë por tha se ideja për biznes e Bokit është refuzuar menjëherë. Kamçev ndihmën e parë për zhvatjen e ka marrë nda ish drejtori i DSK-së Goran Nikollovski dhe nga miqtë të tjerë nga Bullgaria të cilët e kanë këshilluar që gjithçka të dokumentojë. Pas kësaj rastin e ka paraqitur tek kryeministri Zaev të cilit ia ka treguar edhe incizimit. Zaev sipas vlerësimeve të Kamçevit ka qenë i habitur. Pas dy ditësh i ka thënë që rastin ta paraqesë të Villma Ruskoska. Ndryshe Katica Janeva sot nuk e ka pyetur Kamçevin, ndërsa në gjykimin e radhës të martën për këtë rast do të dëshmojë edhe bashkëshortja e Kamçevit, Ana.
Bojan Stojanovski
Loading…