Kampioni i njohur i bodybuildingut kosovar paraqitet nga “BigBodies” si garues nga Serbia

Kampioni i njohur i bodybuildingut kosovar paraqitet nga “BigBodies” si garues nga Serbia
9:06 | 9 Maj 2019

“BigBodies” ka paraqitur bodybuilderin e njohur kosovar, Kushtrim Bajraktaraj si garues nga Serbia.

Kushtrim Bajraktaraj ka arritur një sukses të ri në arenën evropiane të bodybuildingut.

Kampioni i shumëfishtë kosovar ka fituar medaljen e argjendtë në kategorinë deri në 80 kg në Kampionatin evropian IFBB 2019, në Spanjë.

Por, triumfi i tij duket sikur ka bërë të “xhelozojnë” faqen e njohur “BigBodies” që e ka paraqitur kampionin e madh nga Kosova si garues të Serbisë, transmeton lajmi.net.

Në listën e fituesve të medaljeve të publikuar nga “BigBodies”, Bajraktaraj paraqitet me flamurin e Serbisë. /Lajmi.net/

TAGS