Kanabis me vlerë 500 mijë paund të mbjellë në shtëpi, pranga tre shqiptarëve në Angli (Emrat)

Kanabis me vlerë 500 mijë paund të mbjellë në shtëpi, pranga tre shqiptarëve në Angli (Emrat)

Tre shtetas shqiptarë kanë rënë në pranga e policisë në Britaninë e Madhe, pasi akuzohen për kultivim  të hashashit.



Në pranga përfunduan shtetasit Leon Tosku, 42-vjeç, Altion Qosla, 44 vjeç dhe Erion Beqiraj 35 vjeç. Ata u kapën duke mbjellë lëndë narkotike në disa banesa, raportojnë mediat në gjuhën angleze.

Nëse droga e mbjellë do të shitej, do të kapte vlerën e 500 mijë paund. Personat në fjalë kanë qenë nën vëzhgim dhe u janë gjetur 3 shtëpi, në të cilat kishin mbjellë hashash dhe dyshohet se ishin të përfshirë edhe në zona të tjera në kultivimin e bimës narkotike.

Oficerët e policisë i kanë arrestuar shqiptarët më datë 10 shtator, pas hetimeve mbi aktivitetin e tyre kriminal të dyshuar. Gjykata gjithsesi vendosi të lirojë me kusht shqiptarët, ndërsa nuk dihet nëse do të vendoset ndaj tyre masa e dëbimit nga territori i shtetit të Britanisë së Madhe.