Kanceri cervikal ka këto simptoma të fshehura të cilat çdo grua duhet t’i dijë

Kanceri cervikal ka këto simptoma të fshehura të cilat çdo grua duhet t’i dijë
Tash esht Koha

Kanceri cervikal është një nga “vrasësit e heshtur”. Ekzistojnë disa simptoma të lehta, të cilat nuk shfaqen deri në avancimin final të kancerit cervikal. Këto simptoma zakonisht mund të keqkuptohen dhe të bëhet diagnostikimi i gabuar i tyre. Gjithsesi, çdo grua duhet të jetë e vetëdijshme për këto shenja dhe t’i vërej sa më herët.

Disa këto shenja janë:

Gjakderdhje abdominale– shumë gra nuk i kushtojnë vëmendje gjakderdhjeve. Sipas ekspertëve, gjakderdhje në mes të periodave nuk është një gjë normale, prandaj këshillohet që të vizitoni një gjinekolog menjëherë.

Sekrecion i vazhdueshëm– është shumë normale për gratë, të kenë kohë pas kohë sekrecion vaginal. Mirëpo nëse keni vërejtur një aromë të pazakonshme dhe me ngjyrë të mbyllur atëherë duhet patjetër të bëni kontrollet e nevojshme.

Konstipacion– nëse keni vërejtur ndryshime, siç janë diarreja apo konstipacioni, atëherë duhet ta takoni një doktor, sepse kjo mund të jetë një nga shenjat e këtij lloji të kancerit.

Lodhje– lodhja mund të jetë normale, mirëpo nëse ndiheni të tillë në mënyrë të vazhdueshme, atëherë diçka nuk po funksionon me shëndetin tuaj. Mungesa e energjisë, vjellja dhe ndjenja e gjumit gjatë tërë kohës, mund të jenë shenja të kancerit cervikal.

Dhimbje të vazhdueshme të barkut– dhimbja gjatë periudhës së ciklit menstrual është diçka shumë normale, mirëpo nëse keni dhimbje edhe gjatë ditëve të tjera të muajit, atëherë është e këshillueshme të takoni një doktor dhe të kryeni kontrollet e nevojshme. /Express

Tash esht Koha
TAGS