Kandidatët për deputetë nga Podujeva flasin për ikjen e të rinjve

Kandidatët për deputetë nga Podujeva flasin për ikjen e të rinjve

Në emisionin Frontal, këtë të hënë, janë përballuar kandidatët për deputetë nga Podujeva.

Kandidatët nga subjekte të ndryshme politike, Nexhmi Rudari, LDK, Shpejtim Bulliqi, VV, Mrika Thaçi, AAK-PSD, Fahri Osmani, PDK dhe Xhemajl Hasani nga NISMA treguan se çfarë do të bëjnë që ta ndryshojnë këtë shqetësim për largimin e të rinjve nga ky qytet.

Mrika Thaçi nga radhët e AAK-së, thotë së ajo do të jetë një zë i të rinjve e këtë e kishte synim edhe në mandatin e kaluar.

 “Është shqetësuese, unë do të jem zë i fuqishëm i të rinjve, ka qenë synim edhe në mandatin tim të kaluar. Unë do të angazhohem fuqimisht, të ndihmoj në  hapjen e vendeve të punës për të rinjtë”, tha Thaçi.

Kurse Shpejtim Bulliqi nga radhët e VV, akuzoi qeverisjen lokale për këtë problem.

“ Një cështje po ju them pyetni qeverisjen lokale çka ka bërë për të rinjtë, ska as biblioteke fare në Podujevës, kjo qeverisje e keqe është shkak për largimin e tyre”, deklaroi Bulliqi.

Osmani , nga radhët e PDK-së së thotë së PDK gjithmonë ka qenë zëri i rinisë.

“ PDK është zëri i Rinisë, dhe ne do të mundohemi të vazhdojmë të jemi të tillë”, tha Osmani

Ndërkohë LDK krenohet me faktin se kjo parti i ka dhënë mundësi një vajze të re të jetë kandiadatë për kryeministre.

 “Pikërisht kjo e bënë LDK’në parti të madhe, ka arrite të vendosë një kandidatë shumë të përgatitur një zonjë të nderuar e cila edhe të Shtunën nga Llapi përçoj një mesazh të qartë.

Qytetarët e Llapit po e thonë që ajo do të fitojë. Kosova është një botë mashkulllore, por LDK ka zgjedhur një grua”, deklaroi Rudari. /Express