Kandidatja për deputete nga radhët e Nismës Socialdemokrate, Albulena Balaj-Halimi , ka thënë se NISMA ka realizuar zotimet sa ka pasur mundësi, duke veçuar punën në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale, shkruan Gazeta Express.
Siç thotë, Balaj – Halimi në emisionin Frontal në T7, 27 mijë qytetarë janë trajtuar nga kjo ministri, ndërsa një numër jo i vogël edhe janë punësuar.
Ndërsa, e pyetur se a bëhet fjalë për punësime të antarëve të kësaj partie, ajo dha këtë përgjigje: ‘Unë e kam thënë edhe diku tjetër. Nisma ka vetëm dy vite bashkëqeverisje dhe për dy vite të bëhet temë kjo është e pabazë. Nuk e di nëse keni emra për këtë çështje të punësimeve’, tha ajo.
Kujtojmë se NISMA, për dy dite sa ishte në bashkëqeverisje është kritikuar për punësime partiake.