Gazetari kumanovar Zoran Bozhinovski ka zbuluar një kaos urbanistik në Shkup në të cilën janë të përfshirë edhe disa politikan, transmeton Almakos.
“G.Bogoev, ose SANIK ING në territorin tuaj, në Vllae:
Vet projekton, vet investon, vet ndërton dhe vet mbikqyrë, dhe vet ndërprehuni.
Në komunë jeni vetëm për të marr pagë?”, shkruan Zoran Bozhinovski.
Bozhinovski vazhdon me publikimin e fotove dhe dokumenteve duke zbuluar një pjesë të mafies së ndërtimtarisë që po ndodh në të gjitha komunat në Shkup.
“ Kaos urbanistik po ndodh në të gjitha komunat në Shkup. Sonte hapem me Vlae, Komuna Gjorce Petrov, rruga ‘Fjodor Dostoevski”, firma SANIK INGIENERING po mbindërton pa leje, me leje për një objekt me mbindërtime në seri mbi atë legalin. Edhe ajo leje me mungesa, përmirësime etj.
Në ditët në vijim do të vazhdoj me Veljko Hrshum që po bën gërdi në tërë Shkupin me rrethinë me INSPEKTOR PIZHULA me nën kësulë ish dhe kryetar komune aktual kooperativ.
Ndërtesa po ndërtohen, korrupsioni po lulëzon, ndërtesa pa leje, kate të pa legalizuara që të bëhen me banesa funksionar të uritur, dy, nënkulm, disa tre… “, shkruan Zoran Bozhinovski./Almakos/