Kapen 105 kg kokainë në Greqi, 3 në pranga, 2 prej tyre shqiptarë. Bllokohen edhe 600 mijë euro

Kapen 105 kg kokainë në Greqi, 3 në pranga, 2 prej tyre shqiptarë. Bllokohen edhe 600 mijë euro

Policia greke ka sekuestruar 105 kg kokainë, ndërsa për këtë ka arrestuar dy shtetas shqiptarë dhe një kroat.

Autoritetet greke përveç kokainës sekuestruan edhe 600 mijë euro. Sasia e lëndës narkotike u gjet e fshehur në një enë brenda një banese në Athinë. Mediat greke kanë publikuar pamjet teksa gjejnë drogën brenda banesës.