Alsat 2019-07-23T15:19:06+02:00
Gjashtëdhjetë e një emigrantë janë kapur dje në një kamion me targa të Shkupit në autostradën Negotino – Shkup, pranë mbikalimit të Viniçanit.
Rreth orës 19:30, është raportuar se një numër i madh i njerëzve po dilnin nga një kamion. Pas kësaj, policia ka dalë në vendngjarje ku janë ndaluar 61 emigrantë, respektivisht 45 nga Pakistani, nëntë nga Afganistani, gjashtë nga Bangladeshi dhe një nga India.
Prokuroria Publike është informua për ngjarjen ndërsa emigrantët janë transferuar në Qendrën për akomodim “Vinojug” në Gjevgjeli dhe në Qendrën për akomodim të emigrantëve në Shkup për procedurë të mëtejshme.
Nga MPB njoftojnë se janë marrë masa për gjetjen e shoferit të kamionit./Alsat
Loading…