Kapen mbi një ton kanabis në Turqi – arrestohen shtatë shqiptarë

Kapen mbi një ton kanabis në Turqi – arrestohen shtatë shqiptarë

1.2 ton kanabis i modifikuar gjenetikisht është sekuestruar nga policia turke në Stamboll. Sipas medieve vendase janë konfiskuar edhe 550 mijë pilula droge ekstazi, të trafikuara nga Holanda.

7 persona të gjithë shqiptarë kanë përfunduar në pranga. Shqiptarët e arrestuar janë: S.A. 25-vjeç, S.D. 34-vjec, E.H. 43, G.A. 34, S.G. 32, M.E. 39 dhe S.S.Ç. 37-vjeç. Sipas medieve turke kanabisi ishte trafikuar nga Shqipëria me një kamion.

Policia turke kishte marrë një informacion paraprak dhe u vu në ndjekje të makinës që u fut në pikën kufitare të Kapikule më 29 prill. Më pas, kontrollet u zhvendosën në një depo ku u kryen edhe arrestimet. Sipas të njëjtave burime droga ishte fshehur mes thasëve të ushqimeve për kafshë. Vlera e drogës së kapur është 44 milionë lira turke./lapsi.al/

TAGS