Kapen me drogë, dy të arrestuar në Istog

Policia e Kosovës gjatë një bastisje të një veture në një fshat të Istogut ka arrestuar dy persona, pasi në bagazhin e automjetit të tyre janë gjetur tetë thasë me lëndë narkotike.

Policia ka bërë sekuestrimin e substancës narkotike të dyshuar si marihuanë në sasi 26 kg e 371.3 gramë.

Me këtë rast janë arrestuar V. K. (1990) dhe D. S. (1995), të cilët me urdhër të prokurorit, pas intervistimit, janë dërguar në mbajtje për 48 orë. /Telegrafi/

TAGS