Me 19.09.2019 në ora 15.45 në Stacionin Policor në Strugë është arrestuar M.M. nga fshati Radolishtë e Strugës, transmeton Almakos.
Zyrtarët policor e kanë kontrolluar veturën e tipit “folksvagen golf” që e ka drejtuar M.M. ku kanë gjetur dhe konfiskuar marihuanë. Pastaj, M.M. ka tentuar të ikë, por është rrëzuar, pas së cilës është arrestuar.
Pas dokumentimit të tërësishëm të rastit kundër tij do të ngritet padi adekuate penale.