Stacioni Policor në Kërçovë ka ngritur padi penale kundër V.A.(27) nga fshati Srbicë, Kërçovë për shkak të ekzistimit të dyshimeve për kryerjen e veprës penale “ përpunim, mbajtje, ndërmjetësim dhe tregtim në formë të palejuar të armëve”, transmeton Almakos.
Gjatë kontrollit në veturën e tipit “ Suzuki vitara”, nën sediljen e shoferit është gjetur pistoleta e kalibrit 7.62 mm, të cilin e ka pasur pa leje.