Kapet peshku misterioz që ka dy gojë dhe bisht të çuditshëm (Video)

Kapet peshku misterioz që ka dy gojë dhe bisht të çuditshëm (Video)

Peshkatarët në Primorsky Krai të Rusisë, kanë kapur një peshk misterioz që pos gojës në fytyrë e ka edhe një tjetër në qafë, si dhe bishti i tij është në formë grepi.

Gjallesa nuk është aq e madhe, ndërsa askush edhe nuk po dihet se çfarë mund të jetë, pasi nuk ngjanë me asnjë tjetër, transmeton Telegrafi.

“Më duket sikur kemi zënë një përbindësh, është shumë i frikshëm”, ka thënë njëri nga peshkatarët lidhur me rastin.

Krijesën e kanë dërguar në një institucion të zonës, që ekspertët të bëjnë studime se çfarë mund të jetë. /Telegrafi/