Alsat-M 2019-09-11T12:53:33+02:00
Një qytetarë i Shkupit është arrestuar mbrëmë, pasi që është kapur nga organet e rendit me 10 emigrantë në vendkalimin kufitar “Tabanovc”.
Në autostradën Kumanovë-Shkup në orët e hershme të mëngjesit rreth orës 4.40 organet e rendit kanë arrestuar personin me iniciale B.I (47) nga Shkupi përshkak të dyshimeve se i njëjti në makinën e tij të tipit Audi S-8 me targa të Shkupit, ka ngarkuar rreth 10 persona emigrantë nga Siria.
Emigrantët së bashku me shoferin janë dorëzuar në SPB-në e Kumanovës për procedurë të mëtejshme./Alsat
Loading…