Kapet shkupjani, transportonte 10 imigrantë me superveturë ‘Audi A8’

Kapet shkupjani, transportonte 10 imigrantë me superveturë ‘Audi A8’

Qendra rajonale për çështje kufitare “Jug” ka ngritur padi penale kundër D.D. (27) nga Shkupi për shkak të dyshimit të bazuar që ka kryer vepër penale “trafik të imigrantëve”, shkruan Gazeta Lajm.
“Më datë 09.10.2018 në ora 5 në afërsi të spitalit ‘Negorci’ policia i ka dhënë sinjal për ndalesë veturës ‘Audi A8’, por vetura nuk është ndalur. Pas pak kohe vetura është ndalur, kurse shoferi është arrestuar. Gjatë kontrollimit të veturës janë zbuluar 10 persona-imigrantë, shtetas të Pakistanit”, njoftoi MPB.