Kaplohet nga zjarri një banesë në Prishtinë, policia jep detaje (Foto)

Kaplohet nga zjarri një banesë në Prishtinë, policia jep detaje (Foto)

Një banesë në Rrugën “C” në Prishtinë, sot pasdite është kapluar nga zjarri.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka thënë për Telegrafin se njësitet policore dhe zjarrfikësit kanë dalë në vend të ngjarjes dhe nuk ka të lënduar.

“Rreth orës 15:00 e kemi pranuar një informatë për një incident zjarri në Rrugën ‘C’ në Prishtinë, saktësisht në një banesë. Menjëherë në vendngjarje kanë dalë njësitet policore dhe zjarrfikësit. Zjarri është lokalizuar nuk ka persona të lënduar”, ka thënë Ahmeti.

Në momentin e shpërthimit të zjarrit, sipas burimeve të Telegrafit, brenda në banesë ishin një nënë me fëmijën e saj, Ndërsa, ende nuk dihen shkaktarët e zjarrit. /Telegrafi/




TAGS