Kaq muaj mund të zgjasë imuniteti ndaj koronavirusit

Kaq muaj mund të zgjasë imuniteti ndaj koronavirusit

Imuniteti ndaj një infektimi të dytë të mundshëm nga koronavirus mund të zgjasë deri në 6 muaj, sipas një studimi nga Universiteti i Amsterdamit.

Kjo hedh hije dyshimi mbi efikasitetin e “pasaportave të imunitetit”, për të cilën disa shtete janë shprehur të gatshme që t’i vejnë në përdorim për personat që e kanë kaluar COVID-19, sipas pretendimit se ata nuk mund të infektohen sërish dhe janë të lirë për të ndihmuar në rimëkëmbjen e ekonomisë.

10 burra të moshës mbi 35-vjeç janë monitoruar për të përcaktuar nivelin e antitrupave të tyre pas infektimit me secilin nga 4 coronaviruset stinor.

Studiuesit ngritën shqetësimin për një “kohëzgjatje të shkurtër të imunitetit mbrojtës ndaj coronaviruseve”.

Ata theksuan se katër llojet e coronaviruseve humane nuk janë biologjikisht të ngjashëm dhe “kanë pak të përbashkëta, përveçse që shkaktojnë ftohje të zakonshme”.

“Megjithatë, ata duket se nxisin imunitet i cili i mbron për një kohë të shkurtër si dhe një humbje të shpejtë të antitrupave dhe ky mund të jetë një faktor i përbashkët i të gjithë coronaviruseve humane”.

Ata kanë hedhur poshtë idenë e pasaportave të imunitetit pasi “imuniteti mund të humbasë 6 muaj pas infektimit nga virusi, ndërsa perspektiva për të arritur imunitetin e masës përmes infektimit natyral duket shumë e vështirë”, paralajmëruan shkencëtarët.

Deri më tani nuk ka asnjë kurë të njohur për coronavirusin e ri, i cili i ka marrë jetën 345 mijë personave në mbarë botën, sipas përllogaritjeve të Universitetit John Hopkins.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, janë 10 vaksina kandidate që po i nënshtrohen testeve klinike.

TAGS