Karakteristikat e limuzinave të presidentit amerikan dhe atij rus, “Bisha” apo “Aurusi”? (Foto/Video)

Karakteristikat e limuzinave të presidentit amerikan dhe atij rus, “Bisha” apo “Aurusi”? (Foto/Video)

Presidenti rus, Vladimir Putin dhe ai amerikan, Donald Trump, duket se kanë pasion të madh për limuzinat presidenciale.

Newsweek ka krahasuar limuzinat e dy presidentëve, ku theksohet se vetura e presidentit amerikan është me e vjetër, por që pritet së shpejti të futet në funksion versioni i ri, transmeton Telegrafi.

Putin ka shpenzuar 192 milionë dollarë për flotën e re të limuzinave që i prezantoi gjatë inaugurimit të tij, si i përzgjedhuri që për të katërtën herë për të udhëheq Rusinë.

Tradicionalisht Rusia ka përdorur vetura të huaja (nga vende tjera) për të transportuar zyrtarët e lartë shtetëror siç është Mercedesi gjerman, derisa SHBA-të gjithmonë kanë qenë lider sa i përket veturave presidenciale, duke përdorur teknologjinë më të avancuar.

Lexo po ashtu:

Limuzina e Putinit thuhet se është rezistente ndaj plumbave, dhe ka një motor 6.6 litra V12 që prodhon 860 kuaj fuqi, dhe quhet “Aurus”. Këtë emër e ka marrë bazuar në fjalën latine “aurum” që do të thotë flori dhe “rus”, si Rusia.

“Aurusi” i Putinit pretendohet se është i pajisur me teknologjinë moderne, kurse Trump e ka trashëguar limuzinën presidenciale e njohur me nofkën “Bisha” nga paraardhësi Barack Obama, i cili kishte filluar ta përdorë për herë të parë në vitin 2009.

“Bisha” është e ndërtuar nga çeliku, alumini, titaniumi dhe pllakat e qeramikës. Eksterieri gjithashtu është imun nga sulmet kimike, kurse pjesët e çelikta dhe gomat e veçanta bën që vetura të lëviz edhe kur ato shpohen nga plumbat.

Lexo po ashtu:

Limuzina e Trumpit peshon 8 tonë, e gjatë është 6 metra e gjatë dhe 2 metra e lartë. Dyert prej 8 inç janë të ngjashme me ato të aeroplanit Boeing, ndërsa pjesa e poshtme e limuzinës është rezistente nga bombat e vendosura në rast të ndonjë sulmi.

Raportohet se versioni i ri i “Bishës” do të jetë i gatshëm deri në fund të verës, kurse shumë karakteristika të tij do të jenë më të avancuar sesa modeli aktual.

Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se për prodhimin e kësaj veture janë shpenzuar rreth 15 milionë dollarë, dhe marrë parasysh limuzinat që i kanë përdorur presidentët amerikanë, padyshim që me plot të drejtë mbajnë primatin e veturës më të fuqishme në botë. /Telegrafi/