Kareem Abdul Jabbar mblodhi tre milionë dollarë pasi shiti unazat e kampionit dhe trofetë tjerë të fituar në NBA

Legjenda e NBA-s, Kareem Abdul Jabbar ka grumbulluar rreth rreth tre milionë dollarë për qëllime humanitare duke shitur 234 memoare.

Jabar do të përdorë paratë për të ndihmuar fëmijët në shkencë, teknologji, inxhinieri dhe matematikë përmes fondacionit të themeluar prej tij, “Skyhook”.

Ndër artikujt ishin katër unaza e kampionit të viteve të 80-ta të shekullit të kaluar që ish-basketbollisti atëbotë i fitoi me Los Angeles Lakers.

Kareem Abdul-Jabbar në vitin 1997 si lojtar i Los Angeles Lakers (Foto by: Stephen Dunn/Getty Images/Guliver)

Shumica e fondeve u mblodhën në saje të shitjes së unazave të kampionit, ku e vitit 1987 u shit për 398,937 dollarë gjersa e vitit 1985 arriti në 343,700 dollarë ndërsa unazat e viteve 1980 dhe 1988 shkuan për 245,500 dollarë.

Ndër artikujt e tjerë që arriti vlerë të lartë ishte topi nga ndeshja e fundit e Jabbarit si lojtar aktiv, ku me ç’rast e kishte nënshkruar gjersa u shit për 270,050 dollarë.

Lexo po ashtu:

Shifra gjashtë shifrore arritën tre prej gjashtë trofeve të MVP të Jabarit nga 1972, 1974 dhe 1976, të cilat u shitën për 120,000 dollarë.

Ndryshe, Karim ishte gjashtë herë kampion i NBA-s, dy herë MVP i finaleve, gjithashtu gjashtë herë MVP i ligës dhe ka fituar shumë çmime të tjera. /Telegrafi/

TAGS